Shpërthime në Teheran gjatë zhvillimit të protestave, dyshohet për një grua të vrarë
Një shpërthim i madh goditi kryeqytetin e Iranit, Teheranin, të premten në një shesh të mbushur me demonstrues që morën pjesë në protestat vjetore të Ditës së Kudsit, në solidaritet me palestinezët kundër pushtimit izraelit, raportuan mediat vendase.
Shpërthimi goditi sheshin Ferdowsi, epiqendra e demonstratave që kanë ndodhur çdo vit që nga themelimi i Republikës Islamike pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Sakaq, shpërthimet në Teheran ku po zhvillohen demonstratat dyshohet se ka vrarë një grua, raportojnë mediat vendase. Është pohuar se shpërthimi ishte rezultat i një “bombardimi” amerikano-izraelit.
Gruaja, e cila u përshkrua si një “nënë iraniane”, u plagos për vdekje nga shrapnelat e sulmit, sipas Press TV.
Videot e publikuara nga mediat vendase, treguan një re tymi që ngrihej ndërsa demonstruesit bërtisnin “Vdekje Izraelit!” dhe “Vdekje Amerikës!”
Pak para sulmit në Teheran, një shpërthim tronditi qytetin e Qazvinit, të cilin Izraeli gjithashtu kishte paralajmëruar se do ta shënjestronte. /abcnews