Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutë që dënon sulmet e Iranit në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutë që dënon sulmet e Iranit në Gjirin Persik

Bota March 12, 2026 - 09:23

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe Jordanisë, duke kërkuar që Teherani të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake.

Rezoluta u votua me 13 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit, ndërsa Kina dhe Rusia abstenuan pa përdorur të drejtën e vetos.

Rezoluta dënon sulmet iraniane dhe shënjestrimin e infrastrukturës në rajonin e Gjirit, përfshirë portet dhe objektet energjetike, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të armiqësive.

Pas votimit, ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, e kritikoi vendimin duke e quajtur një padrejtësi të qartë ndaj vendit të tij dhe akuzoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se janë përgjegjëse për nisjen e konfliktit.

Ndërkohë, një projekt-rezolutë tjetër i paraqitur nga Rusia, që kërkonte ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake nga të gjitha palët në Lindjen e Mesme, nuk arriti të miratohej. /Klankosov