Izraeli beson se është plagosur lideri i ri i Iranit
Izraeli beson se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është plagosur lehtë gjatë sulmeve, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë për agjencinë Reuters.
Sipas vlerësimit të inteligjencës izraelite, kjo mund të jetë arsyeja pse Khamenei nuk është parë në publik që nga emërimi i tij në këtë post para tri ditësh.
Duke cituar tre burime iraniane, edhe New York Times raporton se Khamenei – i cili pasoi babain e tij të ndjerë në krye të Iranit – është plagosur në ditën e parë të luftës, transmeton Zeri.info.
Zyrtarët kanë thënë gjithashtu se mungesa e tij në publik lidhet edhe me shqetësimet e sigurisë, pasi çdo komunikim apo paraqitje mund të zbulojë vendndodhjen e tij dhe ta vendosë në rrezik.
Më herët kishte pasur edhe thashetheme për gjendjen shëndetësore të Khameneit, pasi televizioni shtetëror iranian thuhet se e kishte përshkruar atë si “jaanbaz”, një term që përdoret për një veteran lufte të plagosur.
Ndërkohë, të hënën Donald Trump tha se emërimi i tij ishte një gabim, duke shtuar se nuk e di “nëse do të zgjasë”. /Zëri