Zvicër: Autobusi përfshihet nga flakët, së paku gjashtë të vdekur

Zvicër: Autobusi përfshihet nga flakët, së paku gjashtë të vdekur

Bota March 10, 2026 - 23:36

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përfshi nga zjarri në një qytet në pjesën perëndimore të Zvicrës, ka thënë policia e vendit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 të martën në qendër të Kerzers – që në frëngjisht njihet si Chietres – në kantonin e Fribourgut, rreth 20km nga kryeqyteti, Bernë, raporton BBC.

Së paku tre persona janë dërguar në spital, tha policia, dhe pati raportime se i lënduar ka mbetur edhe një shpëtimtar.

Një operacion i madh i shpëtimit po vazhdon dhe mediat lokale kanë raportuar se edhe një helikopter ka dalë në ngjarje.

Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet, por policia tha se po e hetojnë nëse ai është shkaktuar qëllimisht.

Raportohet se autobusi ka udhëtuar nga komuna Dudingen, 17km në jug të Kerzers.

Videot e postuara në media lokale shfaqin një autobus të përfshirë nga flakët dhe tymi.