Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor

Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor

Bota March 09, 2026 - 10:15

Pas gati 20 vjetësh, shërbimi i detyrueshëm ushtarak po kthehet sot në Kroaci, i cili do të zgjasë dy muaj dhe ushtarët, për momentin, do të vendosen në tri kazerma, në Knin, Slunj dhe Pozhegë.

Në grupin e parë të të rinjve, të cilët kanë mbushur ose janë më të vjetër se 18 vjeç, janë 800 prej tyre që do të kalojnë nëpër stërvitjen e detyrueshme ushtarake.

Gjatë stërvitjes së detyrueshme ushtarake, ata do të marrin një pagë në vlerë prej rreth 1100 eurosh neto dhe do t’u njihen gjithashtu dy muaj shërbim. Pas stërvitjes ushtarake, ata mund të zgjedhin të qëndrojnë në ushtrinë profesionale.

Kroacia hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007 dhe po rikthehet pas pothuajse 20 vjetësh. Deri në 4.000 rekrutë do të thirren në Forcat e Armatosura kroate për çdo vit.