Irani ende nuk e ka shpallur emrin e udhëheqësit të ri suprem
Pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që vranë udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei më 28 shkurt, ende nuk është shpallur pasuesi i tij.
Anëtarë të Asamblesë së Ekspertëve, organi përgjegjës për zgjedhjen e pasuesit, kanë dhënë deklarata kontradiktore.
Disa klerikë thonë se një kandidat ka marrë mbështetjen e shumicës dhe shpallja është e afërt, ndërsa të tjerë mohojnë këtë dhe e cilësojnë si “plotësisht të rreme” lajmin se votimi ka përfunduar, raporton BBC.
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar mundësinë e bashkëpunimit me Mojtaba Khamenein, djalin e ish-udhëheqësit, ndërsa Izraeli ka paralajmëruar se do të godasë çdo person që pason ose përpiqet të caktojë një pasues të Khameneit.
Funerali për Khamenein ishte planifikuar të mbahej në Teheran, por autoritetet e shtynë ceremoninë për shkak të pritshmërisë së një pjesëmarrjeje të paprecedentë.