Irani thotë se ka nisur një valë të re sulmesh
Bota
March 07, 2026 - 14:35
Irani ka nisur një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë kundër SHBA-se dhe Izraleit sipas njoftimeve nga autoritetet iraniane.
Një video e transmetuar nga mediat shtetërore të shtunën thuhet se tregon lëshimin e raketave të identifikuara si “Fattah” dhe “Emad”, të cilat janë përshkruar si “precize dhe strategjike”.
Sipas Gardës Revolucionare Islamike, objektiv i sulmeve kanë qenë “qendrat ushtarake dhe logjistike të armikut amerikan dhe sionist”, duke përdorur njëkohësisht dronë dhe raketa./Zëri
