Sulmet izraelite godasin zona të banuara në Bejrut
Bota
March 05, 2026 - 14:43
Sulmet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ndaj objektivave që i cilëson si të lidhura me Hezbollahun po vazhdojnë në Liban.
Disa nga këto sulme kanë ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, zonë e njohur gjerësisht si bastion i grupit militant të mbështetur nga Irani.
Pamjet nga qyteti tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen në qiell dhe dëme në ndërtesa banimi, ndërsa banorët shihen duke nxjerrë sendet e tyre nga shtëpitë e shkatërruara.


