Spanja ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, pas kritikave të Trump

Spanja ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, pas kritikave të Trump

Bota March 04, 2026 - 20:52

Sekretarja e shtypit thotë se Spanja tani ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, ka raportuar BBC.

Dje presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të ndalojë të gjithë tregtinë me Spanjën, pasi vendi i ndaloi SHBA-së të përdorë bazat e saj ushtarake si pjesë e operacionit të saj në Iran.

Tani, thotë Leavitt, Spanja e ka dëgjuar mesazhin e Trump “me zë të lartë dhe të qartë”. Ajo shton se presidenti amerikan pret që të gjithë aleatët evropianë të bashkëpunojnë me operacionin.