Media shtetërore iraniane: Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein
Funerali shtetëror për udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë, sipas raportimeve në median shtetërore iraniane.
Funerali treditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me imazhe në mediat sociale që tregonin përgatitjet për të vënë gjithçka në vend.
Referuar medias iraniane, BBC shkruan se organizatorët kanë thënë se ceremonia do të shtyhet derisa të ketë infrastrukture të duhur në vend.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran. Imazhet satelitore treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Ato duket se tregojnë se disa ndërtesa në kompleks u dëmtuan rëndë nga sulmet. Siç bëhet e ditur më tej, kompleksi është në qendër të Teheranit, afër universitetit.