Forcat opozitare planifikojnë operacion tokësor kundër Iranit “gjatë ditëve në vijim”
Një operacion tokësor kundër Iranit nga forcat iraniano-kurde po përgatitet me mbështetje amerikano-izraelite, sipas burimeve të njohura me planin.
Forcat opozitare po përgatiten për operacionin “gjatë ditëve në vijim”, i tha një zyrtar i lartë iraniano-kurd CNN-it.
Media raportoi gjithashtu se CIA po armatos luftëtarët kurdë, me synimin për të nxitur një kryengritje popullore në Iran, transmeton Zeri.info.
Në deklarata për Reuters-in, burime kurde u shprehën më të rezervuara, duke thënë vetëm se janë në bisedime me CIA-n lidhur me furnizimin me armë.
Ata shtuan se kanë konsultuar edhe me Shtetet e Bashkuara për mënyrën dhe nëse duhet të sulmojnë forcat e sigurisë në Iranin Perëndimor, ndërsa një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.
Çdo operacion i tillë do të niste me qëllimin për të krijuar hapësirë që iranianët kundërshtarë të qeverisë të ngrihen dhe të kërkojnë ndryshim regjimi.
CIA, Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe qeveria rajonale kurde nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. /Zëri