Varrimi masiv për nxënësit e vrarë në Iran
Një ceremoni varrimi masiv u mbajt për 165 persona, që humbën jetën në atë që Irani e cilëson si sulm ndaj një shkolle për vajza, të shtunën e kaluar.
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit jugor të Minabit, ndërsa po përgatitej një varrezë masive.
Komanda Qendrore e SHBA-së bëri të ditur se po hetonte raportet për sulmin, ndërsa një zëdhënës ushtarak izraelit tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë sulm nga Izraeli ose SHBA-ja në atë zonë.




Zyrtari i Hezbollahut: Ka përfunduar epoka e durimit

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka deklaruar se sulmet e fundit e kanë lënë grupin “pa asnjë mundësi tjetër, përveçse t’i kthehet rezistencës”.
“Izraeli donte një luftë të hapur, atëherë le të jetë luftë e hapur”, ka thënë Mahmoud Qmati, duke shtuar se “epoka e durimit ka përfunduar”.
Kujtojmë se sot Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore në Liban, duke shënuar përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme. /Zëri
IAEA konfirmon disa dëmtime në uzinën bërthamore të Natanzit në Iran

Agjencia Ndërkombëtare e Energjetikës Atomike (IAEA) ka konfirmuar nga imazhet më të fundit satelitore se ka dëmtime të reja në ndërtesat e hyrjeve të objektit nëndheshëm të Uzina e Pasurimit të Karburantit (Fuel Enrichment Plant – FEP) në Natanz, Iran.
Këto ndërtesa shërbejnë si pika qasjeje për personelin dhe pajisjet drejt tunelit kryesor ku ndodhet infrastruktura e pasurimit të uraniumit. IAEA tha se nuk pritet asnjë pasojë radiologjike dhe nuk është vërejtur ndikim shtesë brenda vetë kompleksit, pas një sulmi të mëparshëm që e kishte dëmtuar rëndë këtë objekt në konfliktin e qershorit të kaluar.
Sipas analizave komerciale të imazheve satelitore, disa ndërtesa për hyrje dhe një rampë për automjete drejt zonës së nëndheshme janë dëmtuar, por vetë strukturat thelbësore të pasurimit nuk duket të kenë pësuar goditje direkte nga sulmet e fundit që i atribuohen forcave amerikane dhe izraelite.
Kjo konfirmon se pavarësisht tensioneve dhe veprimeve ushtarake në rajon, aktivitetet radiologjike mbeten nën kontroll dhe nuk ka alarm për rrezik të radiacionit për publikun, sipas vlerësimit të Agjencisë. /Zëri
Based on the latest available satellite imagery, IAEA can now confirm some recent damage to entrance buildings of Iran’s underground Natanz Fuel Enrichment Plant (FEP). No radiological consequence expected and no additional impact detected at FEP itself, which was severely… pic.twitter.com/7CS7BRZo1s
— IAEA - International Atomic Energy Agency ë (@iaeaorg) March 3, 2026
Çmimet e gazit natyror në Evropë vazhdojnë të rriten

Çmimet e gazit natyror vazhdojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet.
Sipas raportimeve të publikuara sot, çmimi referencë i gazit në Evropë është rritur për 33%.
Kjo lëvizje vjen pas një rritjeje tjetër prej rreth 50% të hënën.
Po atë ditë kompania qeveritare e Katarit, QatarEnergy - një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit në botë - ndaloi prodhimin pas “sulmeve ushtarake” ndaj objekteve të saj.
Shkon në rreth 800 numri i të vdekurve nga sulmet në Iran
Numri i të vdekurve në Iran si pasojë e sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ka arritur në 787, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Sipas raportimit, informacioni është bërë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit. Të hënën, bilanci i viktimave ishte 555, transmeton Zeri.info.
Izraeli nis luftën tokësore në Liban

Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore në Liban, duke shënuar përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme.
Israel Katz, ministri i mbrojtjes i Izraelit, ka thënë se trupat janë autorizuar “të avancojnë dhe të marrin kontrollin në disa pozita të caktuara” në Libanin jugor, ku vepron grupi iranian i Hezbollahut.
Një zëdhënës i Ushtrisë së Izraelit ka thënë se trupat janë dërguar “si pjesë e një pozicioni përforcues të mbrojtjes”.
“IDF-ja po punon të krijojë një shtresë shtesë të sigurisë për banorët në Izraelin verior”, ka thënë ky zëdhënës.
Izraeli shtoi bombardimet ndaj Hezbollahut në Liban të dielën, pas sulmit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën ndaj Iranit.
Ushtria e Izraelit ka thënë se njëherë nuk ka plane për ofensivë tokësore në Iran.