Mbyllet ambasada amerikane në Kuvajt
Foto: Reuters

Mbyllet ambasada amerikane në Kuvajt

Bota March 03, 2026 - 07:46

Ambasada amerikane në Kuvajt është e mbyllur "deri në njoftimin e radhës".

Në njoftimin në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të "tensioneve të vazhdueshme rajonale".

"Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore - të rregullta dhe emergjente", thuhet në postim.

Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje amerikanëve në shumë pjesë të Lindjes së Mesme - përfshirë Kuvajtin - që të largohen me mjete komerciale, për shkak të "rreziqeve serioze të sigurisë".

Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës. /Rel