Trumpi për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të më sulmonte ai mua
Në një intervistë për mediat amerikane, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
“Unë e godita atë përpara se ai të më sulmonte mua. Ata u përpoqën dy herë. Por unë e godita atë i pari”, deklaroi Trumpi.
Ai iu referua raportimeve për përpjekje të inteligjencës iraniane për ta shënjestruar, përfshirë një gjatë fushatës së vitit 2024.
I pyetur për pasardhësin e mundshëm të Khameneit, Trumpi tha se skena politike iraniane është goditur rëndë, transmeton Nacionale.
“Asnjë nga njerëzit për të cilët po mendonim nuk do të jetë atje sepse të gjithë vdiqën”, u shpreh ai.
“Kandidati i vendit të dytë ose i tretë është gjithashtu i vdekur.”
Trumpi konfirmoi se operacionet ushtarake “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat”.
“Ne goditëm qindra objektiva, përfshirë objekte të Gardës Revolucionare, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 9 anije”, tha ai.
Ai bëri thirrje forcave iraniane “të ulin armët për të fituar imunitet ose të përballen me vdekje të sigurt”.
Presidenti amerikan konfirmoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë dhe paralajmëroi për viktima të tjera.
“Ka të ngjarë që të ketë më shumë viktima midis amerikanëve”, deklaroi ai.
Trumpi iu drejtua qytetarëve iranianë me një mesazh politik.
“Shfrytëzojeni këtë moment dhe rimerrni vendin tuaj. Shtetet e Bashkuara janë me ju”, përfundoi ai.