SHBA: Goditen mbi 1.000 objektiva në Iran brenda një dite
Bota
March 01, 2026 - 23:54
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se gjatë 24 orëve të para të operacionit të quajtur “Tërbimi Epik” janë goditur mbi 1.000 objektiva në Iran.
Sipas CENTCOM-it, në operacion u përdorën bombardues të padukshëm nga radarët, dronë, avionë luftarakë si dhe sisteme të mbrojtjes antiraketore.
Objektivat e sulmeve përfshinin qendra komande dhe kontrolli, baza të raketave balistike dhe selinë e përbashkët të Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).