Trump, iranianëve: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rimerrni vendin tuaj
Bota
March 01, 2026 - 23:45
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu drejtua popullit të Iranit duke u thënë se “Amerika është me ju”. Ai u bëri thirrje iranianëve ta “shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ta rimarrin vendin e tyre”.
Trump ka inkurajuar popullin iranian të “ngrihet dhe të rrëzojë Republikën Islamike”, një ditë pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë.
“Flas për të gjithë iranianët patriotë që ëndërrojnë për liri. Ju bëj thirrje ta shfrytëzoni këtë mundësi për të qenë të guximshëm, të qëndrueshëm dhe heroikë, dhe të rimerrni vendin tuaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju”, ka theksuar Trump.