Izraeli godet qendrat komanduese të Gardës Revolucionare të Iranit

Izraeli godet qendrat komanduese të Gardës Revolucionare të Iranit

Bota March 01, 2026 - 21:27

Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se ka “çmontuar” Shtabin Luftarak Iranian gjatë një vale të gjerë sulmesh ajrore.

Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF-ja ka deklaruar se objektivi ishte një qendër komanduese ku, sipas saj, ndodheshin operativë të regjimit iranian. 

Sipas njoftimit, sulmet kanë goditur disa qendra komanduese, përfshirë seli që i përkasin Gardë Revolucionare Islamike të Iranit, njësi të inteligjencës, qendra komanduese të forcës ajrore të Gardës, si dhe struktura të sigurisë së brendshme.

IDF-ja e përshkroi operacionin si “valë sulmesh në shkallë të gjerë”, duke theksuar se objektivat kanë karakter ushtarak dhe janë pjesë e infrastrukturës së forcave iraniane. raporton BBC.

“Do të vazhdojmë të shënjestrojmë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit iranian kudo që ata veprojnë”, është thënë në deklaratën e ushtrisë izraelite.