Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem Khamenei

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem Khamenei

Bota March 01, 2026 - 11:10

Shpërthime të forta janë regjistruar në kryeqytetin iranian, shkruan BBC.

Burimi në Teheranin lindor keksojnë se “shpërthimet ishin më të këqija se ato të djeshmet”.

Izraeli thotë se ”po godet objektiva të regjimit iranian në Teheran”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se kanë filluar një valë sulmesh kundër objektivave të lidhura me regjimin iranian në Teheran.

“Gjatë ditës së kaluar, Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme në shkallë të gjerë me qëllim vendosjen e epërsisë ajrore dhe hapjen e rrugës drejt Teheranit”, thuhet në një deklaratë.

Sipas Tel Avivit forcat ajrore po godasin objektiva “në zemër të Teheranit”.

Po ashtu avionët luftarakë iranianë kanë bombarduar bazat amerikane në Lindjen e Mesme, raportuan mediat shtetërore.

Irani thotë se pilotët e forcave të tij ajrore bombarduan me sukses bazat amerikane në vendet e Gjirit dhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Ushtria iraniane thotë se pilotët i goditën me sukses bazat në disa faza, duke shtuar se të gjitha “qendrat ushtarake armike” në rajon janë brenda mundësive të avionëve luftarakë të Forcave Ajrore./atsh