Arrin në 148 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran
Bota
March 01, 2026 - 09:41
Dje mediat iraniane raportuan se një shkollë e vajzave në Minab është goditur nga sulmet.
Numri i viktimave ka arritur në 148, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Ebrahim Taheri, një prokuror vendas, i tha agjencisë së lajmeve “Mizan” se numri i personave të vrarë tani është rritur në 148.
“Kemi edhe 95 vajza të lënduara”, shtoi ai ndër tjera. /Zëri