Irani konfirmon vdekjen e shefit të forcave të armatosura dhe ministrit të Mbrojtjes
Bota
March 01, 2026 - 08:46
Ministri i mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Gjeneral-lejtnant Abdolrahim Mousavi raportohet se janë vrarë të shtunën nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.
Kjo u konfirmua nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tasim”, raporton CNN, transmeton Zeri.info
Kujtojmë, se pak më parë Irani ka konfirmuar vdekjen edhe të Gjeneral-Major Mohammad Pakpour, i cili drejtoi Korpusin elitar të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), dhe Ali Shamkhani, sekretar i këshillit të mbrojtjes./Zëri