Trump: Do të përdoret forcë e paparë më herët nëse Irani sulmon SHBA-në ose Izraelin
Bota
March 01, 2026 - 08:21
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin që të mos i sulmojë Shtetet e Bashkuara apo Izraelin.
Duke shkruar në rrjetin social Truth Social, ai ka thënë se “Irani sapo tha se do të godasë fuqishëm, më shumë sesa secilën herë më parë. Më mirë nëse nuk veprojnë ashtu, sepse nëse e bëjnë këtë, ne do t’i godasim me forcë që nuk e kanë parë kurrë më parë”.
Deklarata e tij vjen pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka paralajmëruar se do t’i godasë bazat amerikane dhe Izraelin, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Khameneit./Radio Evropa e Lire