Dyshohet se Irani ka sulmuar edhe aeroportin e Dubait
Bota
March 01, 2026 - 02:08
Raportohet se dronët kamikazë iranianë kanë goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.
Sipas mediumit Haberler, thuhet se dëme u shkaktuan në aeroport dhe se momentet e ikjes së njerëzve në panik u kapën në kamera.
BBC më parë kishte raportuar se fluturimet nga Dubai janë anuluar për shkak të situatës atje.
Megjithatë, ajo që është konfirmuar deri tash është se Irani ka nisur sulme hakmarrëse në rajon pas sulmeve nga ShBA-ja dhe Izraeli.