Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të Iranit

Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të Iranit

Bota March 01, 2026 - 01:35

Kuvajti ka anuluar faljet e Taravisë – namazet vullnetare që kryhen çdo natë të Ramazanit në xhemat – deri në një njoftim të dytë, pas sulmeve hakmarrëse të Iranit të shtunën.

Ministria e Çështjeve Islame në Kuvajt njoftoi se Taravia pezullohet “në të gjitha xhamitë, duke u kufizuar vetëm në pesë vaktet ditore, deri në një njoftim të ri, në dritë të zhvillimeve të fundit në vend”, raporton CNN.

Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Jordani, besimtarët janë mbledhur në xhami të shtunën në mbrëmje.

Pamje të transmetuara nga “Emarat TV” tregojnë qindra besimtarë të mbledhur në xhaminë Sheikh Zayed Grand Mosque për faljet e natës.

Videot në rrjete sociale po ashtu tregojnë faljen e Taravisë në xhami në mbarë Jordaninë.