Festë në rrugët e Iranit pas raportimeve për vdekjen e Khameneit [video]

Festë në rrugët e Iranit pas raportimeve për vdekjen e Khameneit [video]

Bota February 28, 2026 - 23:43

Një video nga Teherani, kryeqyteti iranian, tregon njerëz që e përshëndesin lajmin e vdekjes së udhëheqësit suprem me fishekzjarre.

Raportohet se disa iranianë në disa lagje të vendit po festonin në rrugë pasi deklarata e Donald Trump u shpërnda në rrjete sociale.

Trumip konfirmoi vdekjen e udhëheqësit suprem iranian në Truth Social.

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur”, tha ai në postim.

Ndryshe, zyrtarët izraelitë kanë pohuar se trupi i tij është gjetur, por burimet iraniane mohojnë se ai është vrarë.

Duke shtuar mohimet, një burim i medias shtetërore iraniane pranë zyrës së Khameneit thotë: "Mund t'ju them me besim se udhëheqësi i revolucionit është i palëkundur dhe i vendosur në komandën e fushës". /telegrafi