CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar
Bota
February 28, 2026 - 21:30
Izraeli ka konfirmuar se udhëheqësi suprem i Iranit u vra në sulmet e së shtunës, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen, raporton CNN.
Një nga burimet tha se Izraeli ka siguruar një fotografi të trupit të pajetë të Ayatollah Ali Khameneit. Burimi i dytë tha se po përgatitet një njoftim zyrtar.
Më herët në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja që Khamenei “nuk është më mes nesh”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se presidenti dhe Udhëheqësi Suprem i Iranit janë “të sigurt dhe mirë”. Por Khamenei nuk është parë në publik ose në video që nga fillimi i sulmeve.