Izraeli: Lideri i Iranit ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur
Bota
February 28, 2026 - 21:21
Lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit për Reuters, shkruan skynews.
Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas zyrtarit, raporton edhe Iran International.
Raportohet se kompleksi i Khameneit u dëmtua rëndë nga sulmet e sotme.
Pak më parë, ministria e jashtme e vendit tha se ai ishte "shëndoshë e mirë".
Ndryshe, më herët edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ka "shenja" që Khamenei "nuk është më".
Megjithatë, ai nuk e konfirmoi në mënyrë të qartë vdekjen e tij. /telegrafi