Anulohen shumë fluturime në mbarë Lindjen e Mesme
Pas sulmeve, shumë kompani ajrore ndërkombëtare i kanë anuluar fluturimet në mbarë Lindjen e Mesme.
Sipas të dhënave nga Flightradar24, hapësira ajrore midis Iranit dhe Irakut ishte e zbrazët mëngjesin e së shtunës. Këto janë vetëm disa nga kompanitë që kanë pezulluar ose anuluar fluturimet:
Turkish Airlines ka anuluar fluturimet drejt disa destinacioneve në Lindjen e Mesme pasi disa shtete mbyllën hapësirën e tyre ajrore.
Fluturimet për në Liban, Siri, Irak, Iran dhe Jordani janë anuluar deri më 2 mars.
Fluturimet për në Katar, Kuvajt, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman janë anuluar për sot.
Air France i ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi në Izrael dhe Bejruti në Liban për ditën e shtunë.
KLM e ka pezulluar më herët linjën Amsterdam - Tel Aviv.
Kompania gjermane Lufthansa i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi (Izrael), Bejruti (Liban) dhe Omani deri më 7 mars, si dhe fluturimet për dhe nga Dubai gjatë së shtunës dhe të dielës.
Wizz Air i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Izraeli, Dubai, Abu Dhabi dhe Aman deri më 7 mars.
Japan Airlines i ka anuluar fluturimet nga Tokio për në Doha, si dhe fluturimin e kthimit më 1 mars.