Irani: Të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme “objektiva legjitime”
Po vijnë deklarata të reja nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), i cili thotë se i konsideron “të gjitha bazat, resurset dhe interesat amerikane në rajon si objektiva legjitime” për hakmarrje.
“Ne i njohim Shtetet e Bashkuara si faktor kryesor të agresionit të sotëm dhe regjimin sionist si mbështetës të këtij agresioni”
“Në të njëjtën kohë, ne i konsiderojmë të dyja si një”, thuhet nw deklaratw, transmeton Zeri.info.
“Forcat e armatosura, dhe veçanërisht Forcat Ajrore-Hapësinore të IRGC-së, menjëherë pas agresionit të turpshëm të regjimit, kanë nisur operacione hakmarrëse kundër bazave amerikane në rajon dhe kundër regjimit sionist”
“Ne i konsiderojmë të gjitha bazat, resurset dhe interesat amerikane në rajon, në hapësirë dhe në tokë, si objektiva legjitime të forcave të armatosura”
“Do të përballemi me Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist më fuqishëm se në luftën 12-ditore. Populli duhet ta dijë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, shtoi IRGC. /Zëri