Irani shënjestron bazat amerikane në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrejn
Bota
February 28, 2026 - 11:28
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars ka raportuar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit kanë shënjestruar bazat amerikane në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrein.
Sipas agjencisë së lajmeve, këto përfshijnë:
Bazën ajrore Al-Udeid në Katar
Bazën ajrore Al-Salem në Kuvajt
Bazën ajrore Al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe
Flotën e pestë në Bahrein
Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se ka kapur të gjitha raketat e lëshuara në territorin e saj, ndërsa shpërthimet u raportuan në kryeqytetin Doha, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Bahrejni ka konfirmuar se territori i tij ishte në shënjestër të raketave, përfshirë bazën e marinës amerikane.