Baza amerikane në Bahrein, shënjestër e sulmeve nga Irani

Baza amerikane në Bahrein, shënjestër e sulmeve nga Irani

Bota February 28, 2026 - 10:23

Raportohet se Irani ka lëshuar dhjetra raketa në drejtim të Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Fars” sulme u kryen edhe mbi bazën amerikane në Bahrein, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

Bahreini është një aleat kyç i SHBA-së në Gjirin Persik dhe vendi ku ndodhet përgjithmonë selia e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane në Manama.