Sulmi Izrael-SHBA ndaj Iranit, çfarë dihet deri më tani?

Sulmi Izrael-SHBA ndaj Iranit, çfarë dihet deri më tani?

Bota February 28, 2026 - 08:32

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas ministrit Izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe dy zyrtarëve amerikanë.

Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin ndërsa nisën sulmet, në pritje të hakmarrjes iraniane, raporton CNN.

Sulmet vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kaloi javë duke kërcënuar se do të godiste Iranin për programin e tij bërthamor, si dhe për një shtypje të brendshme në Iran që ka vrarë mijëra protestues.