Daçiqi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku i tij thotë se po lufton me jetën

Daçiqi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku i tij thotë se po lufton me jetën

Bota February 25, 2026 - 23:57

Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, u shtrua sot në spital për shkak të një gjendjeje të rëndë shëndetësore dhe sipas informacioneve të para, jeta e tij është në rrezik.

Siç mëson Kurir, ai ka pneumoni të rëndë dhe është i lidhur me apratët për frymarrje të asistuar, transmeton Zeri.info,

“Për momentin, gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është në njësinë e kujdesit intensiv dhe në ventilim mekanik, domethënë në ventilator, është një rast pneumonie shumë e rëndë , pneumoni bilaterale dhe ajo që mund të them tani, ai po merr gjithçka që i nevojitet, po merr ilaçe dhe ne po luftojmë për jetën e tij”, ka thënë doktori Spasoja Popeviç.

Ndërkohë sonte për shkak të gjendjes së rëndë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar Daçiqin në Qendrën Klinike të Serbisë.

Ai ka thënë se po lutemi për të.

"Vizituam së bashku Zëvendëskryeministrin dhe Presidentin e SPS-së. Ai është në një situatë të vështirë, por unë besoj te mjekët, unë besoj tek ai dhe ne lutemi për të", tha Vuçiqi.

Siç raportoi Kurir, gjendja e Daçiqit u përkeqësua papritur në ditët e fundit, dhe sot ai u shtrua për trajtim spitalor, ku iu diagnostikua inflamacion i të dy mushkërive. Ai vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për disa vite/Zëri