Starmer: Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë sa kohë të jetë e domosdoshme

Starmer: Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë sa kohë të jetë e domosdoshme

Bota February 24, 2026 - 16:53

Kryeministri britanik Keir Starmer, ka ritheksuar angazhimin se Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Starmer është shprehur i vendosur se Britania do ta mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e domosdoshme. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë që nga viti 2022.

Kryeministri britanik vlerësoi “qëndresën e jashtëzakonshme” të ukrainasve, duke vënë në dukje se pavarësisht vlerësimeve fillestare se Rusia do të fitonte brenda pak javësh, katër vjet më vonë Ukraina vazhdon të rezistojë si në front ashtu edhe në jetën e përditshme.

Gjithashtu ai hodhi poshtë narrativën se Rusia po fiton luftën, duke argumentuar se përparimet territoriale të Moskës vitin e kaluar kanë qenë të kufizuara dhe me një kosto të lartë. /abcnews