Shpërthime në Lviv të Ukrainës, një i vdekur dhe 25 të tjerë të plagosur
Një oficere policie 23-vjeçare u vra dhe 25 persona të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në qytetin perëndimor të Lviv, njoftoi Policia Kombëtare e Ukrainës. Ngjarja ndodhi pas mesnatës të dielën, kur ekipet e policisë iu përgjigjën një vjedhjeje të raportuar në një dyqan në qendër të qytetit.
Dy pajisje shpërthyese të prodhuara në shtëpi, të vendosura në kazanët e mbeturinave, shpërthyen duke shkaktuar viktimën dhe plagosjen e shumë personave të tjerë.
Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se autorja e dyshuar për kryerjen e sulmit ishte ndaluar. Policia deklaroi se e dyshuara 33-vjeçare kishte prodhuar dhe vendosur eksplozivët sipas udhëzimeve të një agjenti të shërbimeve speciale të Rusisë.
Policia njoftoi se shpërthimi i parë ndodhi kur makina e parë e policisë mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi pak më vonë, kur mbërriti një ekip i dytë.