E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti dënohet për vrasje nga pakujdesia

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti dënohet për vrasje nga pakujdesia

Bota February 20, 2026 - 10:32

Një gjykatë në Innsbruck të Austrisë ka shpallur fajtor një alpinist 37-vjeçar për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të dashurës së tij gjatë një ngjitjeje në malin më të lartë, Grossglockner.

Gjykata i dha atij një dënim me kusht prej 5 muajsh burg dhe një gjobë 9.400 euro për shkak të neglizhencës së rëndë, një trajtim që zakonisht sjell deri në 3 vjet burg.

Gruaja 33-vjeçare vdiq nga i ftohti në janar 2025, raporton Reuters.

I akuzuari e mohoi fajësinë dhe tha se ndihej shumë keq, duke theksuar se e dashura e tij ishte sportise dhe ata kishin planifikuar udhëtimin bashkë.