Shpërthimi i bombolës së gazit rrafshon godinën trekatëshe në Pakistan, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shpërthimi i bombolës së gazit rrafshon godinën trekatëshe në Pakistan, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Bota February 19, 2026 - 19:48

Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë trekatëshe u shemb pas shpërthimit të një bombole gazi në Karaçi të Pakistanit, të mërkurën në mbrëmje (18 shkurt).

Shpërthimi shkatërroi plotësisht ndërtesën në zonën e dendur të populluar të ‘Soldier Pazarit’, duke bllokuar banorët nën rrënoja. Autoritetet thanë se midis të vdekurve kishte gra dhe fëmijë.

Përpjekjet e shpëtimit kanë qenë në vazhdim që nga mbrëmë.

Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës tregonin punëtorët që kërkonin nëpër rrënoja me duar të zhveshura, ndërsa turma njerëzish ishin mbledhur në vendngjarje.

Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët në vend.