Kreu i shërbimit civil britanik, Wormald jep dorëheqjen

Kreu i shërbimit civil britanik, Wormald jep dorëheqjen

Bota February 12, 2026 - 23:54

Kreu i shërbimit civil britanik dhe sekretari i Kabinetit të kryeministrit, Chris Wormald dha sot dorëheqjen.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer njoftoi se vendimi u mor me marrëveshje dhe në mirëkuptim, ndërsa opozita konsideron se Wormald është personi i fundit në një seri që Starmer sakrifikoi për të “ruajtur pozicionin e tij”.

Wormald tha se ishte “nder dhe privilegj” i tij të punonte në shërbimin civil për 35 vjet dhe të drejtonte administratën si Sekretar i Kabinetit.

Starmer, i cili instaloi Wormald në dhjetor 2024, e falënderoi atë për “mbështetjen e tij gjatë vitit të kaluar”. /abcnews