Trumpi kërcënoi se do të bllokojë urën SHBA - Kanada, reagon kryeministri Carney

Trumpi kërcënoi se do të bllokojë urën SHBA - Kanada, reagon kryeministri Carney

Bota February 11, 2026 - 08:28

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të zgjidhin çështjen e urës prej 4.7 miliardë dollarësh që lidh Detroitin dhe Windsor, Ontario, për të cilën Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk është i kënaqur, u tha gazetarëve të martën kryeministri kanadez Mark Carney.

Carney tha se ai dhe Trump patën një bisedë të martën në mëngjes rreth një sërë temash, përfshirë urën.

“Situata do të zgjidhet”, tha Carney, por nuk dha detaje.

Trump kërcënoi të ndalonte hapjen e urës së re, në sulmin e tij të fundit kundër Kanadasë për çështjet tregtare, gjë që shkaktoi alarm të konsiderueshëm midis zyrtarëve të zgjedhur në Michigan.

Ai përmendi financimin e Urës Ndërkombëtare Gordie Howe nga Kanadaja, refuzimin e saj për të vendosur disa pije alkoolike amerikane në raftet e dyqaneve kanadeze, tarifat e Kanadasë mbi produktet e qumështit dhe bisedimet tregtare me Kinën.

Sipas tij, ura u financua nga Kanadaja sepse SHBA-të refuzuan të paguanin për të dhe pritet të hapet në muajt në vijim dhe se shpenzimet do të financohen nga taksat për 30 vjet.

“Unë shpjegova se Kanadaja, sigurisht, pagoi për ndërtimin e urës, mbi 4 miliardë dollarë. Se pronësia ndahet midis shtetit të Miçiganit dhe qeverisë së Kanadasë. Çdo përpjekje për të bllokuar këtë projekt do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për rajonin, shtetin dhe vendin”, tha Carney. /euronews