SHBA-ja thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani tani!
SHBA-ja u ka bënë thirrje qytetarëve të saj të "largohen nga Irani tani" për shkak të protestave, masave të sigurisë dhe ndërprerjeve të fluturimeve.
Këshilla për udhëtime paralajmëroi se personat me shtetësi të dyfishtë përballen me rrezikun e ndalimit, transmeton Zeri.info.
Ambasada virtuale e SHBA-së në Iran lëshoi një paralajmërim udhëtimi të premten, duke përsëritur një thirrje që u apelon të gjithë qytetarëve amerikanë të "largoheshin nga Irani tani" dhe duke ofruar një listë të kalimeve kufitare të hapura.
Paralajmërimi për t'u larguar nga vendi u shfaq për herë të parë në një njoftim udhëtimi më 12 janar, mes protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare.
Paralajmërimi përshkruan "masa të shtuara sigurie, mbyllje rrugësh, ndërprerje të transportit publik dhe bllokime të vazhdueshme të internetit", duke shtuar se regjimi i Republikës Islamike "vazhdon të kufizojë qasjen në rrjetet mobile, fikse dhe kombëtare të internetit". /Zëri