Reshjet e borës shkaktojnë kaos dhe bllokime rrugësh, të paktën 30 viktima në Japoni
Bota
February 03, 2026 - 10:38
Reshjet e dendura të dëborës kanë paralizuar Japoninë. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën.
Qeveria japoneze ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, e cila është goditur më rëndë, pasi janë regjistruar deri në 4.5 metra dëborë.
Kryeministrja Sanae Takaichi thirri dje një mbledhje urgjente të kabinetit të saj dhe kërkoi që ministrat e saj të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve. /abcnews