Zelensky: Rusia e konsideron terrorizimin më të rëndësishëm se diplomacinë

Zelensky: Rusia e konsideron terrorizimin më të rëndësishëm se diplomacinë

Bota February 03, 2026 - 10:09

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia preferon të vazhdojë sulmet e saj sesa të angazhohet në diplomaci, pasi Moska lëshoi ëmë shumë se 70 raketa dhe 450 dronë në Ukrainë gjatë natës.

“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa zgjedhja e diplomacisë”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.

”Forcat ruse goditën gjatë natës me më shumë se 70 raketa në total dhe nisën 450 sulme me dronë”, u shpreh ai.