BE-ja shtyn datën për sistemin e ri të hyrje-daljes në kufijtë e saj

BE-ja shtyn datën për sistemin e ri të hyrje-daljes në kufijtë e saj

Bota February 02, 2026 - 22:35

Udhëtarët mund të presin fushata informuese dhe aktivitete ndërgjegjësimi në pikat kufitare.

Sistemi i Hyrjes/Daljes në BE (EES), i vonuar prej kohësh, për qytetarët jo-BE, filloi prezantimin e tij në faza tetorin e kaluar.

Zbatimi gradual i teknologjisë biometrike kufitare ka hasur tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunnel.

Një anketë e kryer nga Holiday Extras vitin e kaluar zbuloi se 82% e të anketuarve nuk ishin të qartë se si EES-ja e re do të ndikonte në udhëtime, ndërsa 35% nuk ëishin në dijeni se rregullat e reja do të hynin në fuqi këtë fundjavë.

Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në të gjithë kufijtë e BE-së në prill 2026, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026 për shkak të frikës së kaosit të udhëtimit gjatë verës.

Vendimi do të thotë që shtetet anëtare kanë fleksibilitet më të madh për të menaxhuar kalimin në mbledhjen e të dhënave biometrike bazuar në mënyrën se si po përballen qendrat e tyre të transportit.

Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta juaj mund të vuloset manualisht në kufij gjatë disa muajve të ardhshëm.

Pothuajse një në pesë turistë tashmë ka ndryshuar ose anuluar planet e udhëtimit, dhe shumë prej tyre kanë shprehur shqetësime për vonesat në kufi.

Bashkimi Europian ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e Sistemit të Hyrje-Daljes (Entry/Exit System – EES), një reformë e rëndësishme që do të ndryshojë mënyrën se si kontrollohen udhëtarët nga vendet jashtë BE-së në kufijtë e zonës Schengen, shkruan euronews.com.

Sipas njoftimit, sistemi i ri ka nisur zbatimin më 12 tetor 2025, ndërsa do të aplikohet gradualisht deri më 10 prill 2026, kur pritet të jetë plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare të 29 vendeve të Schengenit.

Çfarë është EES dhe pse po futet në përdorim?

EES është një sistem digjital që zëvendëson vulat tradicionale në pasaportë. Ai regjistron automatikisht hyrjet dhe daljet, si dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të shtetasve jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra.

Sistemi do të mbledhë edhe të dhëna biometrike, përfshirë fotografinë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, me qëllim rritjen e sigurisë, luftimin e emigracionit të parregullt dhe parandalimin e qëndrimeve përtej afatit të lejuar.

Çfarë do të thotë kjo për udhëtarët?

Për udhëtarët nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë – përfshirë Shqipërinë – kjo do të thotë se në hyrjen e parë pas aktivizimit të EES:
do të kërkohet regjistrimi biometrik,
kontrolli kufitar mund të zgjasë më shumë se zakonisht,
të dhënat do të ruhen në një bazë të përbashkët europiane.

Autoritetet europiane paralajmërojnë se gjatë fazës fillestare mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika tokësore kufitare, derisa sistemi të funksionojë plotësisht.

ETIAS, hapi i radhës në kontrollin e udhëtimeve

Pas vendosjes së EES, BE planifikon të aktivizojë edhe ETIAS – një sistem autorizimi udhëtimi që do t’u kërkojë shtetasve të vendeve pa viza të aplikojnë online përpara udhëtimit në zonën Schengen. ETIAS pritet të hyjë në fuqi më vonë gjatë vitit 2026.

Një ndryshim i madh për udhëtimet drejt Evropës

Autoritetet e BE-së theksojnë se këto masa synojnë të modernizojnë menaxhimin e kufijve dhe të rrisin sigurinë, ndërsa u bëjnë thirrje udhëtarëve të informohen paraprakisht dhe të planifikojnë udhëtimet me më shumë kohë në dispozicion.  /atsh