Firma amerikane “Carlyle” arrin marrëveshje për t’i blerë asetet globale të Lukoilit rus
Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Lukoilit, të vlefshme rreth 22 miliardë dollarë.
Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane.
Shitja, për të cilën njoftuan të dyja kompanitë të enjten, vjen në një moment kur negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo shitje do të shënonte fundin e përpjekjeve të Lukoilit, të paktën tani për tani, për t’u bërë aktor global.
As Lukoil dhe as Carlyle nuk treguan çmimin e shitjes së aseteve.
Shitja duhet të miratohet nga agjencia amerikane që administron sanksionet. Thesari i SHBA-së i kishte dhënë Lukoilit afat deri më 28 shkurt për ta shitur portofolin e tij global.
Shitja, për të cilën njoftuan të dyja kompanitë të enjten, vjen në një kohë kur negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë po përpiqen ta bëjnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo shitje do të shënonte fundin e përpjekjeve të Lukoilit, të paktën tani për tani, për t’u bërë aktor global.
As Lukoil dhe as Carlyle nuk treguan çmimin e shitjes së aseteve.
Shitja duhet të miratohet nga agjencia amerikane që administron sanksionet. Thesari i SHBA-së i kishte dhënë Lukoilit afat deri më 28 shkurt për ta shitur portofolin e tij global.
“Qasja e 'Carlyle'-t ndaj LUKOIL International do të fokusohet në sigurimin e vazhdimësisë operative, ruajtjen e vendeve të punës, stabilizimin e bazës së aseteve dhe mbështetjen e performances së sigurt e të besueshme në të gjithë portofolin, duke sjellë mbikëqyrje të dedikuar dhe kapacitete operimi ndërkombëtare”, tha Carlyle në një deklaratë.
Lukoili, i cili gjithashtu njoftoi shitjen e planifikuar, tha se po vazhdonte bisedimet me blerës të tjerë të mundshëm.
Rusia, e cila përbën rreth një të dhjetën e prodhimit botëror të naftës, është përballur me një sërë sanksionesh ndaj kompanive të saj kryesore qëkurse presidenti Vladimir Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Në tetor, këto sanksione u zgjeruan për të përfshirë Lukoilin dhe prodhuesin më të madh rus të naftës, Rosneft, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për ta detyruar Moskën të ulet në tavolinën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.
Negociatat janë intensifikuar javët e fundit dhe të dërguarit e Trumpit kanë theksuar vazhdimisht se Uashingtoni mund të ndihmojë në heqjen e sanksioneve perëndimore dhe në riintegrimin e Rusisë në ekonominë globale, përfshirë edhe përmes investimeve në Rusi, nëse arrihet një marrëveshje.
Lukoili tha në një deklaratë se ishte pajtuar me "Carlyle"-n për ta shitur njësinë e saj LUKOIL International GmbH, e cila mbikëqyr asetet e huaja të kompanisë.
Këto përfshijnë operacione në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Meksikë, dhe variojnë nga aksione kontrolluese në fushën e madhe naftëmbajtëse West Qurna 2 në Irak, deri te rafineritë në Bullgari dhe Rumani.
“Marrëveshja e nënshkruar nuk është ekskluzive për Kompaninë dhe i nënshtrohet disa kushteve paraprake, si sigurimi i miratimeve të nevojshme rregullatore, përfshirë lejen e Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për transaksionin me Carlyle”, tha Lukoili.
"Carlyle" tha se marrëveshja është e kushtëzuar nga kryerja e procesit të verifikimit të plotë dhe nga miratimet rregullatore.
E themeluar në Uashington, Carlyle është firmë globale investimesh me 474 miliardë dollarë asete dhe me dekada përvojë në investimin dhe operimin e aseteve energjetike në tregjet ndërkombëtare.
Lukoili tha se marrëveshja nuk përfshin asetet e saj në Kazakistan.
Kazakistani tha të mërkurën se kishte paraqitur ofertë zyrtare pranë autoriteteve amerikane për të blerë aksionet e Lukoilit në projektet energjetike të vendit. /Rel