Publikohen mesazhe në WhatsApp, detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi

Publikohen mesazhe në WhatsApp, detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi

Bota January 28, 2026 - 08:24
Skandali që po trondit Malin e Zi, pamje me përmbajtje eksplicite – përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore

Një skandal politik dhe mediash po trondit politikën në Mal të Zi pas publikimit të videove dhe fotove me përmbajtje seksuale që thuhet se përfshijnë ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Të përfshirë në këtë çështje janë Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit të Malit të Zi, dhe Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

Të dy kanë dhënë dorëheqjet e tyre nga pozicionet zyrtare, duke thënë se arsye personale i detyruan të largohen pas publikimit të këtyre materialeve, raporton nova.rs.

Vukshiq ka mohuar çdo lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e videove dhe fotove, duke thënë se ato u bënë publike pa dijeninë ose aprovimin e tij dhe se ai i ka parë për herë të parë vetëm kur u shpërndanë në rrjetet sociale.

Image

Ai pretendon gjithashtu se sekuestrimi i telefonit të tij nga Pajkoviq në vitin 2024 është përdorur më pas për të krijuar materiale komprometuese dhe për qëllime të tjera, përfshirë presion dhe kërcënime për të ndikuar në proceset e emërimeve zyrtare.

Nga ana e saj, Pajkoviq ka depozituar disa kallëzime penale duke akuzuar se videot janë shpërndarë pa leje dhe se i është cenuar privatësia e saj. Ajo pretendon se ka qenë objekt i kërcënimeve serioze dhe se reagimi i autoriteteve ndaj shqetësimeve të saj ka qenë i pamjaftueshëm.

Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ka mohuar çdo përfshirje zyrtare të vetes në këtë incident, duke deklaruar se publikimi i materialeve private nuk lidhet me funksionet dhe se respekton plotësisht të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Nga ana ligjore, shpërndarja pa leje e videove apo fotove me përmbajtje seksuale, shpesh e quajtur “pornografi hakmarrëse”, është kundërligjore në Mal të Zi dhe mund të përbëjë vepër penale me dënime deri në pesë vjet burg, ndërsa në rastet që përfshijnë fëmijë dënimet mund të jenë edhe më të larta. /Telegrafi

Image

Image

Image

Image