Ukrainë-Rusi-SHBA, përfundon dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi

Ukrainë-Rusi-SHBA, përfundon dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi

Bota January 23, 2026 - 23:18

Dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi ka përfunduar, njoftoi presidenca ukrainase, përpara diskutimeve të mëtejshme të planifikuara për të shtunën.

“Negociatat kanë mbaruar për sot,” tha presidenca ukrainase në një mesazh për gazetarët.

Negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, tha në X se takimi ishte “përqendruar në parametrat për përfundimin e luftës së Rusisë dhe logjikën e mëtejshme të procesit të negociatave që synon avancimin drejt një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme”.