Trumpi thotë se bisedimet në Davos me Zelenskyn ishin “shumë të mira”
Foto: Reuters

Trumpi thotë se bisedimet në Davos me Zelenskyn ishin “shumë të mira”

Bota January 22, 2026 - 14:52

Donald Trump u shfaq para mediave pasi doli nga takimi me Volodymyr Zelenskyyn në Davos – takimi zgjati një orë, sipas ekipit të presidentit.

Sipas Sky News, Trumpi tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”, transmeton Zeri.info.

Ai u pyet nëse ka mundësi të arrihet një marrëveshje sot dhe tha: “do të shohim se çfarë ndodh”.

“Ne do të takohemi me Rusinë, ai takim do të zhvillohet nesër dhe do të takohemi me presidentin Putin”, tha ai.

“Unë pata një takim shumë të mirë me presidentin Zelensky, të gjithë duan që lufta të përfundojë”.

Trumpi u tha gazetarëve gjithashtu se ata nuk diskutuan për bashkëngjitjen e Zelenskyt në Bordet e Paqes. /Zëri

Nis takimi i Trumpit me Zelenskyn në Davos

Presidentët, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, kanë nisur takimin në Davos, sipas zyrës së presidentit ukrainas.

Më herët presidenti amerikan i ka thënë Sky News se një marrëveshje paqeje për Ukrainën është “duke u afruar”, transmeton Zeri.info.

I dërguari i tij, Steve Witkoff, kishte deklaruar më herët se negociatat për përfundimin e luftës janë reduktuar tashmë vetëm në një çështje. /Zëri