Trumpi thotë se SHBA-ja do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”
Trumpi tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.
“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.
Trumpi thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.
Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja ia ka dhënë NATO-s.
Ai thotë se SHBA-ja do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Trumpi thotë se Evropa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, duke shtuar se “pjesë të Evropës janë bërë të panjohura”.
Sipas tij, “përqendrimi në energjinë e gjelbër dhe migrimi masiv po e lëndojnë Evropën”.
“E dua Evropën, dua ta shoh atë mirë, por nuk po ec në drejtimin e duhur”.
Trumpi arrin në Davos
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Davos, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik.
Aeroplani presidencial amerikan ateroi pak pas mesditës në aeroportin e Cyrihut dhe që atje Trumpi u nis drejt Davosit.
Trumpi ishte paraparë të arrinte më herët në Zvicër, por për shkak të një problemi elektrik iu desh të kthehej në SHBA pak pas nisjes dhe të ndërronte aeroplan.


