Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona

Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona

Bota January 19, 2026 - 16:47

Kryeministri i Spanjës shpalli tre ditë zie të hënën, pasi të paktën 39 persona u vranë në një përplasje treni me shpejtësi të lartë në provincën jugore të Kordobës.

Mbi 100 të tjerë u plagosën gjithashtu pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë qytetit të Adamuz, thanë autoritetet të hënën.

Pedro Sanchez njoftoi se tre ditë zie do të fillojnë që nga sonte dhe u zotua se autoritetet do të zbardhin ngjarjen, transmeton Klankosova.tv 

“Ne do ta zbulojmë të vërtetën, do ta mësojmë përgjigjen dhe kur ta dimë, do t’ia bëjmë të ditur publikut me transparencë dhe qartësi absolute”, tha ai.

Komiteti i Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore thuhet se ka nisur një hetim.