Kina akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit të Venezuelës

Kina akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit të Venezuelës

Bota January 07, 2026 - 16:12

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, duke i cilësuar ato si shkelje të sovranitetit përmes përdorimit të forcës dhe vendosjes së sanksioneve të paligjshme.

Gjatë një seance në Kombet e Bashkuara, delegacioni kinez akuzoi SHBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës, duke theksuar se Pekini kundërshton me vendosmëri veprime të tilla.

Kina kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të presidentit Nicolás Maduro dhe i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë ndërhyrjet në çështjet e sigurisë së brendshme të shteteve të tjera.