Për shkak të borës së dendur, anulohen 100 fluturime në Paris

Për shkak të borës së dendur, anulohen 100 fluturime në Paris

Bota January 07, 2026 - 10:04

Rreth 100 fluturime u anuluan sot në mëngjes në aeroportet pariziane ”Roissy Charles-de-Gaulle” dhe ”Orly” për shkak të borës së dendur, tha ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot për kanalin televiziv privat ”CNews”.

Këto anulime fluturimesh ishin parashikuar një ditë më parë.

Ministri gjithashtu bëri thirrje për “vigjilencë” në të gjithë “të gjithë vendin”.

Bora dhe akulli prekën Francën veriore dhe perëndimore sot në mëngjes, një fenomen me “madhësi të rrallë në klimën aktuale”, sipas ”Meteo-France”, i cili pritet të çojë në kufizime të konsiderueshme në rrugë dhe udhëtime ajrore. /abcnews